Boksieri nga Kosova shpallet kampion i Evropës

24 nëntor 2024 | 10:23

Boksieri nga Kosova, Labinot Xhoxhaj, është shpallur kampion i Evropës në peshat e rënda EBU.

Ai e ka mposhtur ukrainasin Oleksandr Zakhozhyi, me vendim unanim të gjyqtarëve, me rezultat, 116-112, 115-111 dhe 116-110.

Xhoxhaj e nokautoi kundërshtarin në raundin e 10, por Zakhozhyi u ngrit.

Meçi u zhvillua në 12 raunde.

31-vjeçari raportohet se është boksieri i parë me nënshtetësi kosovare që shpallet kampion i peshave të rënda në federatën më prestigjioze evropiane EBU.

Ky titull ishte fituar në vitin 2002 edhe nga Luan Krasniqi, por i cili në atë kohë përfaqësonte Gjermaninë.

Ukrainasi Oleksandr Zakhozhyi në këtë mbremje ka pasur të bokësojë ndaj kosovarit Arnold Gjergjaj, por ditë më parë u lëndua në stërvitje dhe si zëvëndësues erdhi Labinot Xhoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Departamentit të Politikave të…