Boksieri pas nokautit përfundon në koma
13 tetor 2019
| 18:02
Patrick Day është dërguar me urgjencë në spital pas humbjes kundër Charles Conwell në meçin e kategorisë super të mese të dielën.
Dayn u desh ta largonin nga ringu në barelë pas nokautit që e pësoi në rundin e 10-të. Sipas televizionit që e transmetoi meçin, DAZN, boksieri amerikan është në kujdes intensiv pasi kishte pësuar sulm pas nokautit. ESPN raporton se 27-vjeçari i është nënshtruar një operacioni emergjent në tru.