Boksieri puth gazetaren në intervistë live (VIDEO)
Një fitore festohet, qoftë edhe me gazetaren në një intervistë live. Ky duket se ka qenë qëllimi i boksierit bullgar, Kubrat Pulev, i cili puthi në buzë gazetaren Jenny Sushe gjatë një interviste të drejtpërdrejtë. Pulev, një burrë i martuar, është kritikuar ashpër për veprimin e tij në rrjetet sociale.
Gazetarja Jenny Sushe po e pyeste Pulev lidhur me një përballje të mundshme me Tyson Fury, kur 37-vjeçari papritur e afroi tek vetja dhe e puthi në buzë. Puthja i dha fund kështu edhe intervistës me gazetaren që u përpoq të menaxhonte situatën e papërshtatshme duke buzëqeshur. “Jezu Krisht”, thirri gazetarja e zënë në befasi.
Pulev po përpiqet të rigarojë për titullin kampion bote pasi u detyrua të tërhiqet nga një përballje me Anthony Joshua në vitin 2017. Bullgari nënshkroi me “Top Rank” dhjetorin e kaluar në përpjekje për të rritur reputacionin e tij. Ai tashmë shikohet si një kundërshtar i mundshëm për Tyson Fury, i cili po ashtu menaxhohet nga “Top Rank”.