Boksieri që ngriti flamurin shqiptar në Beograd: Ndihem shumë krenar

09 nëntor 2021 | 21:21

Boksieri shqiptar Alban Beqiri, mori pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që është mbajtur në Beograd.

Beqiri arriti të marrë medaljen e bronztë në këtë kampionat.

Në gjysmëfinale ai humbi përball boksierit rus Vadim Musaev.

Boksieri shqiptar nuk ishte në formën e tij më të mirë sepse e shoqëronin disa dëmtime por ai nuk u dorëzua dhe u ndesh edhe pse me shqetësime fizike.

Alban Beqiri bëri krenar një popull të tërë me performancën e tij dhe madje kur mbërriti në Tiranë u prit nga shumë dashamirës duke brohoritur emrin e tij.

Ai sot është pritur nga presidenti i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli.

“Ndihem shumë krenar pasi ishte emocion shumë i madh për mua të ngre flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Ishte një arritje historike dhe shpresoj që dhe të tjerë boksierë si unë të kenë të njëjtin sukses. Me pak mbështetje dhe suport mund të kemi arritje më të mëdha në boks”, shkruan Abcnews.al.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sonte në Llapushnik…