Boksieri Shpëtim Shala sonte lufton për titull të Evropës
13 prill 2019
| 17:22
Boksieri shqiptar Shpëtim Shala i njohur edhe si “Timmy Shala” sonte do të luftojë për titullin e kampionit të Evropës.
Këtë e ka konfirmuar Shala përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”.
Ai do të përballet me Dominic Bosel, me të cilin kishte luftuar edhe katër vjet më parë, meç të cilin e kishte fituar në pikë Bosel, raporton MDR. “Sonte do të ndeshem për titullin e Kampionit Evropian në Halle Saale kundër Dominic Bosel. Sfiduesi i kampionit evropian (Orial Kolaj) e anuloi ndeshjen në momentin e fundit dhe unë do ta zëvendësoj atë. Meçin mund ta ndiqni live në kanalin gjerman MDR prej orës 22:35”, ka shkruar Shala.