Boksieri shqiptar Altin Zogaj përballet me çekin Michal Ryba
Boksieri shqiptar me prejardhje nga Drenica, Altin Zogaj, i cili jeton në Gjermani, më 6 nëntor në Wangen im Allgäu të Gjermanisë do të përballet në boksin profesionist me çekin Michal Ryba.
Ky i fundit ka një përvojë ta madhe në boksin profesionist si Knockout-er.
Kundërshtari i Zogajt ka 7 fitore, 6 prej tyre me KO, shkruan “Epoka e re”.
Boksieri Zogaj deri tani ka zhvilluar 8 ndeshje, por kjo e 6 nëntorit ka rëndësi të veçantë, pasi bokson për titullin e kampionit të Gjermanisë në kategorinë gjysmë të rëndë 79.3 kg.
Edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë, megjithatë boksieri shqiptar, Altin Zogaj, pritet të triumfojë duke pasur parasysh edhe përgatitjen e tij të gjatë.
Sa i përket këtij meçi, nuk do të mungojë as mbështetja e shikuesve të cilët do të jenë prezentë në këtë sallë.
Po ashtu në këtë mbrëmje do të luftojë edhe boksieri tjetër shqiptar, Festim Kryeziu alias Timo Schwarzkopf. Kryeziu do të boksojë për titullin IBO international kundër Aram Faniian nga Ukraina, dhe nëse arrin ta mundë ukrainasin atëherë i hapet mundësia që të boksojë për kampion bote në versionin IBO në peshën super të lehtë 63,5 kg.
Këto meqë do të transmetohen drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës më 6 nëntor prej orës 21:30.