Boksieri shqiptar e humbi meçin ndaj Chisora
20 prill 2019
| 23:48
Boksieri shqiptar, Senad Gashi, pësoi humbje me vendim unanim në meçin kundër boksierit britanik, Dereck Chisoras, i cili tani synon të ndeshet me kampionin botëror të peshave të rënda, Anthony Joshua.
Senad Gashi dhe Dereck Chisora u ndeshen sonte në palestrën “O2 Arena” në Londër.
Boksieria nga Peja, s’arriti ta dëshmojë veten kundër Chisoras, , i cili në të kaluarën është përballur me boksierë të mëdhenj si Vitali Klitschko, Tyson Fury e David Haye dhe e humbi meçin.