Boksieri shqiptar fiton ndaj boksierit nga Bosnjë-Hercegovina
21 prill 2024
| 09:01
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka shënuar fitore të madhe në mbrëmjen e së shtunës në Munchen të Gjermanisë.
Uldedaj e mposhti kundërshtarin e tij nga Bosnjë-Hercegovina, Damir Beljo.
Boksieri shqiptar triumfoi në bazë të pikëve pas dhjetë raundeve, në BMW Park.
Organizimi madhor u mundësua nga Hazrolli Sport Box-Gala.