Boksieri shqiptar Jugen Uldedaj mbetet i pamposhtur në boksin profesionist

06 prill 2025 | 12:52

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, e ka regjistruar fitoren e 20-të në boksin profesionist.

Ai e ka mposhtur kundërshtarin e tij, kilianin Gerardo Mellada.

Lufta u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 mijë e 500 vende.

Ky meç ishte mjaft i fortë, por të dy arritën të qëndronin në këmbë deri në fund të rundit të 10-të.

Në fund, me vendim unanim, gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, transmeton Klankosova.tv.

Jugen Uldedaj, hyri në luftën me kilianin me një bilanc prej 19 fitoresh, me 10 vite pjesëmarrje në boksin profesionist.

Ai aktualisht, është i rankuar në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC. Rivali i tij, Gerardo Mellada deri mbrëmjen e 5 prillit, kishte koleksionuar me 12 fitore dhe 3 humbje.

Jurgen Uldedaj, është pjesë e aktivitetit të klubit Anglez, që është numri 1 në botë “Queensberry Promotions”, me Promotor Frank Warren. stërvitet nën drejtimin e dy trajnerëve me famë botërore Don Charles dhe Sepp Maurer.

Me fitoren e mbrëmshme, kampionit shqiptar i hapet rruga për titullin e madh botëror në peshën Cruiserweight, për të bërë realitet një ëndërr shqiptare, që edhe shqiptaria të ketë një titull të madh botëror në boksin profesionist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen me Red Bull fitoi garën e Cmimit të…