Boksieri shqiptar nokauton tri herë rresht kolumbianin, shpallet kampion në “Ibo Continental”
05 gusht 2024
| 08:28
Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, është shpallur kampion.
Ai e mposhti kolumbianin, Edwin Riascos.
Bakaj e nokautoi tre herë rresht Riascosin në rundin e dytë para se gjyqtari ta përfundonte ‘luftën’.
Boksieri shqiptar me këtë rast mori titullin “Ibo Continental”.
Kjo ishte fitorja e 12-të në karrierën profesionale të Roberto Bakajt.
Stadiumi “Besëlidhja”, në Lezhë ishte mbushur në mbështetje të tij.