Boksieri shqiptar shënon fitore spektakolare në Beograd
27 tetor 2021
| 15:55
Boksieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Beqiri (71 kg), ka shënuar fitoren e parë në kampionatin Botëror, që po mbahet në Beograd.
Beqiri tregoi formë të lartë, duke e mposhtur kenianin Boniface Maina. Fitore spektakolare e shqiptarit, e cila është treguesi më i mirë për këtë djalosh se është në formë shumë të mirë.
“Urime fitoren e parë në Kampionatin Botëror, kampion”, ka shkruar Sead Bushati, ish-boksier i mirënjohur shqiptar.