Boksieri shqiptar tregon se kush i vuri tritol lokalit të Noizyt

12 qershor 2022 | 11:43

Gjatë kësaj javë në krye të mediave rozë ishin dy rep-artistët shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”.

Të hënën para lokalit të reperit Noizy ndodhi rrahja në mes reperave, ndërsa të martën ishte arrestuar nga Policia e Shtetit të Shqipërisë “Cllevio”, teksa të mërkurën në orët e para të mëngjesit bizneseve të Noizy’t i është vënë tritol. Nga shpërthimi fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar disa rep-artista, teksa edhe boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj ka thënë se shpërthimin nuk e ka bërë Cllevio, por vetë Noizy.

Sipas tij, ky i fundit e ka bërë vet për të fituar dyfish më shumë para nga sigurimi dhe se ta lë në burg më gjatë Cllevion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat antidrogë në Peru kapën të shtunën 2.2 tonë kokainë…