Boksieri turk ther të dashurën me thikë buke
27 maj 2020
| 10:50
Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloglu është arrestuar pasi dyshohet se ka mbytur me thikë kuzhine të dashurën e tij në gjoks gjatë mbylljes së koronavirusit.
Mediat lokale turke deklarojnë se 26-vjeçari u arrestua të dielën në qytetin e Muglës. Kemaloglu thuhet se thirri një ambulancë në shtëpinë e tij pasi e dashura e tij Zeynep Senpinar, 25 vjeç, u godit me thikë në gjoks.
Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti që çifti kishte në banesën e tyre gjatë karantinës.
Mjekët shkuan në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtojnë jetën e Senpinar.
Trupi i Senpinarit iu dorëzua specialistëve të mjekësisë ligjore me analiza paraprake që tregojnë se një plagë me thikë në kraharor ishte shkaku i vdekjes.