Boksierja britanike rrezikon burgun pas puthjes me të dashurën në Maldive
04 shkurt 2020
| 23:29
Boksierja lesbike britanike April Hunter ka postuar një foto duke u puthur me të dashurën në ishujt Maldive në mbështetje të të drejtave të grupeve LGBT por tashmë rrezikon të paditet pasi homoseksualiteti atje është ilegal.
Atletja nga Newcastle postoi muajin e kaluar foton e pushimeve duke komentuar: Këtu është ilegale të jesh ‘gay’ dhe në disa vende myslimane, edhe sot e kësaj dite, çmenduri”.
Hunter më vonë e ka fshirë foton ndoshta sepse trembet se mund të hasë probleme kur të kthehet në ishull, ku dënimet për sjellje të tilla përfshijnë deri në tetë vjet burg ose 100 goditje kamxhiku. Sipas raportimeve grupe ekstremistësh në Maldive e kanë kërcënuar atë në rrjetet sociale.