‘Boll mo me popullizëm e patetizëm’, pasi e kritikojë Kurtin, Gjinovci i ‘bie pishman’
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, me një status në rrjetin social Facebook, i ka reaguar kryeministrit të vendit Albin Kurti i cili e “lavdëroj” diasporën tonë, ndërsa Gjinovci i kërkoi Kurtit që t’i lë anash popullizmin dhe patetizmin, por pa kaluar shumë kohë Gjinovci e ka larguar statusin kritikues ndaj Kurtit, shkruan Gazeta Metro.
Gjinovci këtë reagim e bëri, pasi që shefi i qeverisë thuri elozhe diasporës tonë.
Sipas Gjinovcit secili e ka detyrim për t’u angazhuar për çlirimin e vendit të vet. Si ai jashtë vendit, ashtu edhe ai brenda.
Ndryshe, Kurti sot në një vizitë në aeroportin e Prishtinës ka takuar mërgimtar, ndërsa është shprehur se Kosova i ka shumë borxh diasporës për çlirimin e vendit.
Kjo deklaratë ka shkaktuar pakënaqësi të Gjinovci i cili e ka quajtur fillimisht si deklaratë populliste dhe patetike, por që më pas i ka rënë pishman duke e fshirë statusin.
Ndryshe
Postimi i plotë:
Kurti për diasporën: “U kemi shumë borxh për çlirimin e Kosovës.”
Asni pikë borxh s’ja kena kërkujt. Osht detyrë e secilit me u angazhu për çlirimin e venit të vet. Secili që u angazhu, mrena a jashtë venit, e ka pasë për detyrë. Pikë.
Boll mo me popullizëm e patetizëm!.
“U kemi shumë borxh për çlirimin e Kosovës”, Kurti takon bashkatdhetarët në aeroport