Bologna befasoi Romën
23 shtator 2018
| 17:00
Skuadra Bolognas e befasoi sot në kuadër të Serisë A, Romën, pasi e mposhti me rezultat 2-0.
Në minutën e 36-të, Federico Mattiello e shënoi golin e parë për vendasit, kurse Federico Santander (59) e vulosi rezultatin final 2-0.
Për Bolognan luajti nëntëdhjetë minuta futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili. Ndërsa në ndeshjet tjera Lazio pa ndonjë problem e mposhti Genoan (4-1), ndërsa Chievo pësoi humbje në fushën e saj nga Udinese (0-2).
/Epoka e re/