Bologna e dëshiron Asllanin

15 janar 2025 | 16:16

Skuadra e Bolognas nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Megjithatë, Bologna po synon transferimin e Asllanit në verë pasi Interi nuk e ka ndërmend ta liroj 22-vjeçarin gjatë këtij muaji. Mësohet se Bologna po përgatit ofertën për ta bindur Interit në lirimin e Asllanit me të përfunduar sezoni aktual.

Asllani nuk ka pasur minutazhë të madhe këtë sezon, ndërsa te Bologna po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

Bologna është gati të ofroj të paktën 15 milionë euro për kartonin e Asllanit, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2028.

Asllani është pjesë e Bolognas prej vitit 2022 kurse këtë sezon ka 16 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për shtyrjen…