Bologna e dëshiron ‘Lewandowskin’ e Kosovës

27 maj 2024 | 11:36

Bologna ishin padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A, me “Kuqeblutë”, që siguruan me meritë një biletë në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Nga klubi përveç trajnerit Thiago Motta pritet të largohet edhe Joshua Zirkzee, derisa drejtuesit e Bologna kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe në listën e dëshirave është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin, sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, pjesë e Rapid Bucurest në Rumani.

Rrahmani ka realizuar plot 19 gola këtë sezon me ekipin kryeqytetas, teksa numëron edhe 5 asistime dhe falë këtyre performancave pozitive ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme. Për “Lewandowskin” e Kosovës të interesuara janë edhe Benfica dhe Werder Bremen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IFC-ja ka emëruar Ines Rocha në pozicionin e drejtoreshës Rajonale…