Bologna transferon lojtarin nga Malisheva

24 korrik 2018 | 10:49

Lirim Kastrati nga Turjaka e Malishevës, i cili është produkt i shkollës së futbollit të Romës në Itali, ka nënshkruar me klubin tjetër italian, Bolonga.

Sipas “TuttoMercatoWeb.com”, Bolonga ka arritur marrëveshjen për ta blerë lojtarin e Kosovës, i datëlindjes 1999, dhe për të firmosur me të një kontratë trevjeçare.

Kastrati është një lojtar që është rritur te Roma dhe luan në qendër të mbrojtjes, por edhe në krahun e djathtë. Kastrati është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 50 njerëz kanë vdekur nga zjarret pranë Athinës.…