Bolton thirrje që Republikanët të mos e nominojnë Trumpin për president
31 maj 2024
| 00:15
Reagimet pas dënimit të Donald Trump po vlojnë. S’ka munguar as ai i John Bolton, ish-bashkëpuntori i ngusht i Trump që e kishte këshilluar për siguri sa kishte qenë president, shkruan Express.
Bolton ka deklaruar se dënimi i Trump është një alarm dhe se tashmë Republikanët e kanë mundësinë të mos e nominojnë për president një person të dënuar për vepër penale.
“Partia Republikane ka shansin e fundit ta ndryshojë kursin dhe të mos e nominojë një të dënuar për vepër penale për president”, ka shkruar Bolton në rrjetin “X”