Boltoni, Rusisë: Mos ua mësyj zgjedhjeve amerikane
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, u ka thënë zyrtarëve të lartë në Moskë se ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara ka dështuar dhe se kjo duhet të shërbejë si mësim për Kremlinin.
Ai ka kërkuar nga Rusia që mos të synojë në ndërhyrjen e zgjedhjeve në ShBA. “Mos ua mësyj zgjedhjeve amerikane”, ka thënë Boltoni.
Duke folur pas takimit në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, Bolton ka thënë se nuk ka dëshmi se operacionet e dyshuara ruse kanë pasur ndonjë efekt në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, por ka theksuar se ato kanë krijuar mosbesim ndaj Rusisë në Uashington.
“Fakt është se rezultati do të ishte i njëjtë nga të gjitha provat që kemi”, ka thënë Boltoni.
“Ajo që ndërhyrja bëri, ishte krijimi i mosbesimit dhe antipatisë në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu e bëri pothuajse të pamundur për dy vjet që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të bëjnë ndonjë përparim. Kjo është një humbje e madhe për të dyja vendet, veçanërisht për Rusinë”, ka thënë ai, raporton “Rel”.
Rusia e ka mohuar vazhdimisht çdo ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, megjithëse Putin ka sugjeruar se disa hakerë “patriotë” mund të jenë përfshirë.