![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/706E69C2-661A-4D66-BC70-C07D0CA9AE41.png)
Bomba e larguar nga FSK-ja dhe KFOR-i në Merdarë peshonte 907 kilogramë
08 dhjetor 2021
| 23:20
FSK-ja ka dhënë detaje të reja për mjetin shpërthyes që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në pikën kufitare afër Merdares.
Sipas FSK-së, bomba është gjetur te tuneli i hekurudhës në Merdare dhe ka peshuar 907 kilogramë.
“Bomba është larguar nga ekipi i FSK-së dhe KFOR-it. Ndryshe qarkullimi në pikën kufitare në Merdare ka qenë i mbyllur nga ora 17:30 deri në 18:20”, thuhet në njoftim.