“Bomba e re” e “Ferrarit”, me më shumë fuqi dhe më pak peshë
10 shtator 2019
| 12:20
“Ferrari” ka prezantuar këtë vit modelin e tretë të ri, pas F8 Tributo dhe SF90 Stradale.
F8 Spider është një version kabriolet i F8 Tributo, por edhe pasardhësi i “Ferrari 488 Spider”.
Në krahasim me paraardhësit e tij, Spider 488, “Ferrari F8 Spider” ka 20 kg më pak peshë, dhe sipas prodhuesit nga Maranel, aerodinamika e makinës është përmirësuar për 10%.
Nga zero deri 100 km/h, “Ferrari F8 Spider” përshpejton për vetëm 2.9 sekonda. Shpejtësia maksimale kufizohet në 340 km/orë ose 15 km/orë më shumë se Spider 488.