Bomba që po bën kërdinë, Rusia përdor armën 1.5-tonëshe që po gjunjëzon ukrainasit
Rusia ka filluar të përdorë një bombë të fuqishme ajrore, e cila ka asgjësuar mbrojtjen ukrainase dhe ka përmbysur balancën në frontin e luftës. Këtë e ka bërë duke shndërruar një armë bazike të epokës sovjetike në një bombë rrëshqitëse e cila mund të shkaktoj krater, 15 metra të thellë.
Bomba në fjalë quhet FAB-1500, një armë 1.5 ton, gati gjysma e të cilës përbëhet nga lëndë të forta shpërthyese… Ajo lëshohet nga avionët e luftës, nga një distancë prej 60 deri në 70 km, jashtë rrezes së shumicës së sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Fab-1500 është një tjetër shembull sesi Rusia po e zhvillon luftën e saj në Ukrainë, duke shkaktuar shkatërrim masiv para se të marrë territorin. Video të fundit nga fushëbeteja në rajonin e Donjetskut, tregojnë fuqinë e madhe të këtyre bombave teksa godasin central të energjisë termale, fabrika dhe blloqe kullash, vende nga ku Ukraina koordinon mbrojtjen e vet.
FAB -1500 drejtohet për tek shënjestra e vet përmes një sistemi udhëzimi, dhe i dalin krahë që e ndihmojnë të rrëshqasë drejt objektivit. Joseph Trevithick, i cili ka shkruar mbi zhvillimin e bombës së re për “The Warzone”, thotë se ajo ofron një mundësi shumë më shkatërruese për avionët e shumtë taktikë të Rusisë, dhe ndihmon pilotët të qëndrojnë larg nga vijat mbrojtëse të kundërshtarit.
Siç thuhet, FAB-500 e pagëzuar si ferri nga shumë ekspertë, është shndërruar në një element kritik të ofensivës së Moskës në Donjetsk dhe veçanërisht për rrafshimin e zonës rreth Avdivkës, qytezë e pushtuar në muajin shkurt.