Bombardimet në Gazën, momenti kur shembet ndërtesa 14-katëshe (Video)
13 maj 2021
| 19:31
Mëngjesin e sotëm Rripi i Gazës u bë sërish objektiv i një serie sulmesh raketore nga ajri.
Mbi 650 lokacione që i përkasin grupit militant “Hamas” janë rrafshuar prej fillimit të Operacionit izraelit “Rojtarët e Mureve”, godina, seli, banka dhe tri ndërtesa shumëkatëshe.
https://www.youtube.com/watch?v=yfuqUf6cHME
Mbi 60 kanë shkuar viktimat në Gazë dhe të paktën 7 kanë humbur jetën në Izrael.
Nga bombardimet e shumta në rrjetet sociale është postuar momenti i shembjes së një ndërtese 14-katëshe në Gaza, në të cilën ndodheshin zyrat e mediave dhe organizatave të tjera.