Bombardimi i spitalit me 500 viktima, Izraeli: Ishte raketë e Hamasit, e lëshuar gabim
17 tetor 2023
| 21:09
Izraeli pretendon se bombardimi i një spitali në Gaza, që shkaktoi më shumë se 500 të vrarë dhe qindra të plagosur, nuk është kryer prej tyre.
Sipas medieve izraelite, ka qenë një raketë e Hamas e lëshuar gabimisht që ka goditur spitalin e krishterë “Baptist” në Gaza.
“Raportet sugjerojnë se ngjarja e viktimave masive në Spitalin Baptist në qytetin e Gazës ishte rezultat i një lëshimi të gabuar të raketës nga Hamasi.
Asnjë aktivitet ajror i IDF nuk u raportua në atë kohë dhe koha përkoi me një sulm raketash të lëshuar në Izrael.
Kujtesë: 30-40% e raketave të Hamasit shpërthejnë dhe zbarkojnë pak në Rripin e Gazës”, thuhet në reagim.