Bombardimi i xhamisë së ‘Sulejmanit të Madhërishëm’, Turqia kontakton Rusinë
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se i kërkoi Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbështetje për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve turq nga një xhami në Mariupol që u sulmua.
“Kam kërkuar mbështetjen e Lavrov për të evakuuar qytetarët tanë”, tha Cavusoglu gjatë një konference për shtyp në Antalia. “Telefonat nuk funksionojnë. Ne shpresojmë për një zhvillim sot.”
Cavusoglu tha se xhamia ishte e padëmtuar dhe se autobusët po prisnin për të evakuuar qytetarët turq nga xhamia, duke shtuar se Ministria e Punëve të Jashtme turke është në kontakt indirekt me qytetarët e saj përmes kontakteve në terren.
“Është shumë e rrezikshme për të evakuuar njerëzit. Duhet një korridor humanitar”, shtoi ai.
Ministria e Jashtme e Ukrainës pohoi të shtunën në një postim në Twitter se bombardimet ruse kishin në shënjestër xhaminë e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana në Mariupol, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq.