Bombardohet fabrika e çelikut në Mariupol, 12 të vrarë

03 maj 2022 | 18:44

Dy gra janë vrarë dhe rreth 10 persona janë plagosur ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, sipas gazetës ukrainase Ukrayinska Pravda.

Komandanti ukrainas Svyatoslav Palamar i tha gazetës se trupat e dy grave ishin nxjerrë nga rrënojat ndërsa sulmet ajrore të Kremlinit mbi uzinë vazhdojnë.

Pamjet e publikuara Reuters tregojnë trupat e pajetë të shtrirë për tokë pas sulmeve.

Z. Palamar tha për Ukrayinska Pravda:

“Në këtë moment, një sulm masiv në uzinën Azovstal është duke u zhvilluar, i mbështetur nga automjete të blinduara dhe tanke, me përpjekje për të zbritur duke përdorur varka dhe një numër të madh këmbësorie. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zmbrapsur këtë sulm, por ne po bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm për evakuimin e civilëve.” /abcnews.al. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka…