“Bombardon” Drenica, prezantohen Eminhaziri dhe Elshani
25 korrik 2018
| 15:58
KF Drenica nga Skenderaj ka “bombarduar” duke prezantuar dy transfere mjaftë të forta për edicionin e ri futbollistik. Transferet e skuadrës kuqezi janë Isa Eminhazirin dhe Qemail Elshanin.
“Falënderoj kryesine e klubit për besimin e madh te treguar ndaj meje, posaçërisht drejtorin sportiv, Tahir Lushtaku, i cili bëri gjithçka që unë te jem pjesë e këtij klubi me traditë. Shpresoj që me ndihmën e shokëve te skuadrës do bëjmë gjera te mëdha ketë sezon, poashtu falënderoj kryesin Gjilanit për korrektësinë që treguan ndaj meje dhe ‘Skifterat’ që janë supertifozeri, kurse për gjerat e tjera do të flas në fushë”, ka thënë Eminhaziri.
/Epoka e re/