Bombë në dyqanin e motrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese (Video)
20 korrik 2018
| 14:17
Dyqani i Drita Lulos në rrugën “Ymer Kurti”, pranë postës numër tetë (8) në Tiranë është hedhur në erë.
Pronarja mësohet se është motra e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo i shkarkuar nga vetting-u më 23 mars.
Në dyqan nuk zhvillohej asnjë aktivitet biznesi dhe prona ishte nxjerrë në shitje prej disa kohësh. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëme të konsiderueshme materiale.
Përveç xhamave të thyer në disa kate edhe të ndërtesave përballë, edhe 4 automjete që ishin parkuar aty pranë pësuan dëmtime.
Shpërthimi i fuqishëm që ka tronditur banorët e zonës ka ndodhur rreth orës 2:00 pas mesnate. Sipas burimeve policore, besohet se në këtë dyqan është vendosur 200 gramë lëndë eskplozive. ( TCh).