Bombë në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në Veri
Po vazhdon kërcënimi e frikësimi për pjesëtarët joshqiptarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kohën kur shteti i Kosovës po bën përpjekje që kësaj të fundit t’i jep kompetencat e ushtrisë.
Një është raportuar të jetë gjetur në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në Mitrovicën Veriore. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa lajmin për “kallo.com”, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, që ka thënë se në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të FSK-së është gjetur një mjet shpërthyes.
Sipas Shalës, pjesëtari i FSK-së është i komunitetit boshnjak.“Mjetin e pashpërthyer e ka shpërthyer Policia e Kosovës dhe Policia po merret me rastin. Nuk ka të lënduar sepse nuk ka eksploduar, ka qenë mjet i pashpërthyer”, ka thënë Shala.
Muajve të fundit janë shpeshtuar sulmet dhe aksionet e frikësimit të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos të atyre të komunitetit serb, në veri të Kosovës.