‘Bombë’ nga Dukagjini, merr tre lojtarë të Vëllaznimit
01 korrik 2019
| 20:19
Arrihet marrëveshja, treshja e Vëllaznimit nga Gjakova i bashkohet Dukagjinit.
Portieri Altik Muhaxhiri, mbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori ofansiv Jeton Dushi prej sot janë pjesë e Dukagjinit.
“Ata siç dihet për një kohë të gjatë ishin pjesë e skuadrës nga Gjakova, edhe gjatë kohës sa Vëllaznimi ishte ne Superligë. Duke llogaritur përvojën e tyre të gjatë në futbollin e Kosovës besojmë në suksesin e tyre me ngjyrat bardhë e gjelbert”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.
“Ne ju urojm mirë se ardhje dhe shumë sukses, Altikit, Ilirit dhe Jetonit me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Klina.
/Epoka e re/