Bonaventura duhet të operohet, mungon rreth 5 muaj
15 nëntor 2018
| 18:44
Tjetër lajm i keq për Milanin dhe për trajnerin Gennaro Gattuso është se Jack Bonaventura duhet të operohet për ta zgjidhur problemin që ka në gjurin e majtë.
Terapia intensive e stafit mjekësor pas derbit me Interin nuk ka pasur efektin e pritshëm, pasi futbollisti ende ndien dhimbje. E vetmja zgjidhje ka mbetur ndërhyrja kirurgjikale, një vendim i marrë në konsensus të plotë mes shoqërisë dhe futbollistit.
Operacioni, fatkeqësisht, zgjat më shumë periudhën e riaftësimit: mesfushori do të qëndrojë jashtë fushave të blerta nga 4 deri 5 muaj.