Bonaventura rikthehet pas 9 muajsh
29 nëntor 2018
| 11:20
Giacomo Bonaventura është operuar me sukses në një klinikë në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është dhënë nga bashkëshortja e mesfushorit të Milanit dhe përfaqësueses italiane, e cila ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen.
“Operacioni përfundoi me sukses. Falënderojmë mjekët që punuan për operacionin e Giacomos dhe të gjithë që na kanë mbështetur këto ditë”, ka deklaruar bashkëshortja e mesfushorit. Ndërkohë, bashkë me përfundimin e operacionit, kanë dalë edhe afatet e para të rikuperimit të plotë të Bonaventurës, i cili, sipas parashikimeve, pritet të kthehet në fushë pas 8-9 muajsh.