
Bonner SC transferon ish-reprezentuesin e Kosovës
Albert Bunjaku është bërë me skuadër të re, duke sinjalizuar se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli. Ish-reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar me skuadrën që luanë në Regionalliga West, Bonner SC, deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi.
Drejtori sportiv, Danierl Zillken është shprehur shumë i kënaqur me transferimin e Bunjakut, duke thënë se sulmuesi sjell shumë përvojë në skuadrën e tyre.
“E njoh shumë mirë Albertin nga koha ime te Viktoria. Jam shumë i lumtur që mund ta forcojmë sulmin tonë me këtë transfer. Me përvojën e tij, Alberti është aset dhe do të na ndihmojë në garën për ekzistencë”, ka thënë ai.
Bunjaku ka luajtur për skuadra si Schaffhauseni, Paderborni, Erfurti, Nurnbergu, Kaiserslauterni, St. Galleni, Erzgebirge Aue e Viktoria Koelni.
Mit Albert Bunjaku (38) wechselt vom Drittligisten FC Viktoria Köln einer neuer Stürmer zum BSC???
Bunjaku erzielte für die Viktoria in 97 Spielen 42 Tore und war maßgeblich am Aufstieg der Viktoria in die 3. Liga beteiligt.
Herzlich Willkommen Albert! pic.twitter.com/rkxQtrcaBB
— Bonner SC 01/04 e.V. (@bonner_sc) February 1, 2022