Bonnuci: Pirlo ka ngjashmëri me Allegrin

22 shtator 2020 | 11:45

Juventusi të dielën në mbrëmje filloi mbrojtjen e titullit kampion në Serinë A, ku të besuarit e Pirlos e nisën me këmbë të mbarë kampionatin.

“Bardhezinjtë” fituan me rezultatin 3-0 në shtëpi kundër Sampdorias duke siguruar kështu tri pikët e para për këtë sezon. Leonardo Bonnuci është shprehur tepër i lumtur për fitoren e arritur si dhe tregon ndryshimet mes Andrea Pirlos dhe Maurizio Sarrit.

“Kemi disa ide të reja të propozuara nga trajneri dhe stafi i tij, pak a shumë një mënyrë e re për ta interpretuar lojën. Kemi shumë entuziazëm kur kemi topin në zotërim, por edhe kur lëvizim pa top. Ndryshimi i madh në mes të Pirlos dhe Sarrit është se ne tashmë kemi iniciativë për ta gjetur më shpejt golin dhe për të siguruar kështu dhe fitoren. Po sulmojmë më shumë dhe për mua kështu është më mirë”, ka deklaruar italiani për “Sky Sport Italia”.

“Me Sarrin lëviznim më tepër si një grup në mbrojtje, ndërsa me Pirlon jemi më shumë në lojën një me një, duke na dhënë më shumë liri për të qenë agresivë dhe për ta fituar topin. Kemi katër mesfushorë shumë të mirë që luajnë në qendër, të cilët janë agresivë. Kjo është një plus më shumë për ne dhe këtë e shikoj si ndryshim nga sezoni i kaluar”, ka deklaruar Bonucci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë…