Bonucci: 2021 vit i madh për mua, me Juven luftojmë për Ligën e Kampionëve

18 janar 2022 | 14:56

Viti 2021 ka qenë i mbushur me momente të bukura për Leonardo Bonuccin. Mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane u përfshi në formacionin më të mirë të vitit të kaluar, një çmim i dhënë nga FIFA.

“Fitimi i këtij çmimi do të thotë vlerësim, sidomos nga kolegët dhe kjo është gjëja më e bukur dhe më e rëndësishme në punën tonë. Kur kolegët vlerësojnë atë që bën në fushë, për grupin dhe skuadrën, është diçka e madhe. Jam i gëzuar që mora këtë çmim. Viti 2021 ka qenë shumë i bukur, fituam Evropianin dhe u kualifikuam në Ligën e Kampionëve me Juventusin. Ishte një vit i madh për mua, kjo është hera e dytë që bëj pjesë në 11-shen më të mirë të FIFA-s. Kur flasin shifrat, ke pak për të shtuar. Besoj se për Juventusin është shumë e rëndësishme që të vazhdojë të fitojë, pavarësisht se pas 9 vitesh nuk arritëm që të fitonim titullin kampion, ka thënë Bonucci.

“Por treguam edhe njëherë se kur luhet një ndeshje teke, Juventusi është gjithmonë aty. Luajmë gjithmonë për të fituar dhe vitin e kaluar ato dy ndeshje ishin shumë të rëndësishme, në radhë të parë për ne, por edhe për ata që thoshin se lojtarë si ne nuk kishin më uri për të fituar. Tani objektivi është që të kualifikojmë Juventusin në Ligën e Kampionëve dhe të luftojmë deri në fund për të triumfuar në Evropë këtë vit”, ka shtuar Bonucci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak do të mbërrijnë për një…