
Bonucci, afër transferimit te PSG-ja
19 korrik 2018
| 12:01
Leonardo Bonucci është gjithnjë e më pranë largimit nga Milani dhe tashmë mediet në Itali raportojnë se ai do t’i bashkohet PSG-së.
Sipas “TuttoMercatoWeb”, klubi francez ka hedhur një hap para duke arritur një marrëveshje me të deleguarin e futbollistit italian, i cili do të paguhet 10 milionë në sezon. Interesim për kapitenin e Milanit ka treguar edhe Manchester Unitedi.