Bonucci ëndërron rikthimin në Seria A
Leonardo Bonucci është në kërkim të një klubi të ri dhe pas dështimit të kalimit, te Roma, tashmë italiani ka nisur kontaktet me një tjetër klub.
Bëhet fjalë për skuadrën e Genoas, me “Kuqeblutë”, me teknikun Alberto Gilardino, që pas shitjes së rumunit, Radu Dragusin, te “Londinezët” e Tottenham kërkon një mbrojtës të madh dhe duke llogaritur faktin që mbrojtësi veteran mund të rikthehet me parametra zero shihet si opsioni perfekt pasi disponon cilësi dhe eksperiencë të konsiderueshme, për të ndihmuar një skuadër si “gjenovezët”, që objektiv primar kanë mbijetesën në Serinë A.
Kthimi në një formacion titullar është synim i 36-vjeçarit, që ëndërron një ftesë nga tekniku i Kombëtares, Luciano Spalletti, për në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, “Euro 2024”.