Bonucci heq dorë nga padia ndaj Juves
01 shkurt 2024
| 16:52
Leonardo Bonucci ka hequr dorë nga padia ndaj Juventusit në lidhje me largimin e tij nga skuadra e bardhezinjve verën e kaluar.
Kjo bëri që ai ta veshë fillimisht fanellën e Union Berlinit në Gjermani, më pas ka firmosur për Fenerbahcen në Turqi. Vendimi është bërë i ditur së fundmi nga klubi torinez.
“Leonardo Bonucci ka hequr dorë nga ankesa e arbitrazhit kundër Juventusit, të cilët ne kemi pranuar gjithashtu të heqim dorë, me tejkalimin përfundimtar të mosmarrëveshjes, e cila ndodh pa asnjë pasojë financiare. Juventusi dhe Bonucci ndajnë me kënaqësi të plotë mbylljen e kësaj afere duke lënë të paprekur rrugën dhe marrëdhënien fituese të ndërtuar ndër vite”, shkruan klubi bardhezi.