Bonucci: Juve është shtëpia ime
03 gusht 2018
| 12:04
Leonardo Bonucci është rikthyer në skuadrën e Juventusit vetëm pas një viti qëndrim tek Milani.
Mbrojtësi italian është shfaqur i lumtur që sërish është në Torino, kurse Juventusin e ka quajtur si shtëpi të tij.
“Ka qenë vështirë të imagjinohet se kjo mund të ndodhë, por është fantastike që ka ndodhur. Jam i gëzuar. Torino është shtëpia ime dhe Juventusi është shtëpia ime, prandaj jam vërtet i lumtur që jam kthyer”, ka thënë Bonucci.
/Epoka e re/