Bonucci: Karantina më dha mundësinë të kthehesha në kohën e fëmijërisë

24 mars 2020 | 17:39

“E vlerësova dhe falënderova këtë karantinë, sepse isha në gjendje të bëja atë që nuk kisha qenë në gjendje të bëja më parë: të isha përsëri fëmijë dhe të luaja në oborr me djalin tim”, ky është reagimi i mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, i cili nuk e ka marrë aspak keq vetëizolimin në shtëpi.

“Koha që kemi thënë gjithmonë se nuk kemi, sot na u dha. Le të mos e harxhojmë duke u ankuar, por le ta jetojmë duke bërë atë që nuk kemi bërë gjithmonë sepse kemi thënë që nuk kemi kohë.

Dje me Lorenzon (djalin) pata fatin të rivendos kaluarën, atë të kaluarën që askush nuk do ta harrojë. Ndërsa jashtë ka nga ata që janë duke luftuar me vdekjen. Ka nga ata që po shpëtojnë jetë dhe ndaj të cilëve duhet të jemi falënderues, krenar për këta heronj”, ka shkruar Bonucci në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B-HP-DDK84D/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Binak Gashi, ka thënë se…