Bonucci pensionohet nga futbolli

29 maj 2024 | 20:42

Leonardo Bonucci ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist.

Tashmë, italiani e ka marrë vendimin duke i dhënë fund kështu një karriere fantastike që kishte.

Këtë vit, Bonucci kaloi në skuadrën e Fenerbahces, teksa pjesën më të madhe të sezonit e kaloi te Juventusi.

Paraprakisht, ai e kishte nisur sezonin 2023/24 te skuadra e Union Berlinit.

“Bonucci dhe Chiellini mund të shkojnë në Universitetin e Harvardit për të dhënë mësim se si të bëhesh qendërmbrojtës”, kishte thënë trajneri Jose Mourinho në vitin 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u konfirmua se Thomas Tuchel nuk do të vazhdojë…