
Bonucci rikthehet te Juve?
24 korrik 2018
| 12:15
Leonardo Bonucci mund të rikthehet serish te Juventusi.
Lajmin e ka bërë të ditur “La Gazzetta Dello Sport”, e cila konfirmon se mbrojtësi një gjë të tillë e kishte menduar edhe në afatin kalimtar të janarit.
Në anën tjetër Milani ka shfaqur interesim për sulmuesin Gonzalo Higuain dhe mund të ndodh një shkëmbim i futbollistëve në mes dy skuadrave të mëdha italiane.
/Epoka e re/