Bonucci i siguron tre pikë Milanit

06 janar 2018 | 17:51

Pas tre ndeshjeve pa fitore në Serie A, Milani ka arritur të arkëtojë pikët e plota.

Rossonerët e mposhtën në San Siro skuadrën e Crotones me rezultat prej 1 me 0, raporton Koha.net.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci kur po zhvillohej minuta e 54.

Pas kësaj fitorej Milani në vendin e dhjetë ka 28 pikë, përderisa Crotone në vendin e 18 ka 15 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli vazhdon të jetë ekipi me formën më të lartë…