Bonuci afër një tjetër ekipi Italian, pasi dështoi të transferohet te Roma

07 janar 2024 | 14:55

Vetëm pas gjashtë muajsh pjesë e futbollit gjerman, Leonardo Bonuci ka vendosur të largohet nga Union Berlini.

Bonucci është i etur të rikthehet sërish në Serie A. Së fundmi, qendërmbrojtësi italian arritur marrëveshje me Romën, por në fund dështoi ky transferim.

E gjitha ndodhi shkaku i tifozëve të Romës të cilët ishin kundër transferimit të tij në Olimpico dhe drejtuesit e klubit i dhanë të drejtë atyre duke anuluar marrëveshjen.

Megjithatë, tash 37-vjeçari është në bisedime të avancuara me Genoan klub që po dëshiron transferimin e tij.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se palët janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshja pritet të arrihet në fillim të javës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë njerëz në Gaza përballen me pengesa të mëdha vetëm…