Bonusi i “çmendur” Këngëtarja e famshme dha 55 milionë dollarë për punonjësit e turneut të saj
Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, po tregohet jashtëzakonisht bujare, sipas dëshmive të reja që kanë dalë në dritë. Artistja ka shpërndarë gjithsej 55 milionë dollarë bonus për punonjësit e turneut të ‘The Eras’, teksa pritet të përfundojë pjesa e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
33-vjeçarja i pagoi shumë mirë punëtorët në shfaqjen e saj hit, duke përfshirë kërcimtarët rezervë, teknikët e zërit, stafin e hotelierisë dhe shoferët e kamionit.
Burime me njohuri për këtë çështje thanë për “People” se fituesja e Grammy-t pagoi të gjithë të përfshirë në turne.
Koncerti i këngëtares së famshme shkakton një “tërmet” 2.3 ballë
Gjesti bujar i yllit të lindur në Pensilvani vjen teksa ajo do të performojë gjashtë koncerte të shitura në stadiumin SoFi me kapacitet 70,240 në Inglewood, Kaliforni.
Ylli i muzikës u dha rreth 50 shoferëve të kamionit 100,000 dollarë secili, duke shpërndarë certifikata dhuratë përpara shfaqjes së saj në Santa Clara.
Turneu i saj është një nga më fitimprurësit në histori, duke fituar mbi 1 miliard dollarë. Pas takimeve të këngëtares në Los Angeles, shfaqja e saj do të rifillojë më 24 gusht në Mexico City.