Booker dhuron 100 mijë dollarë për luftën ndaj Covid-19

12 prill 2020 | 11:20

Ylli i NBA-së, Devin Booker, i është bashkuar luftës kundër pandemisë Covid-19.

Anëtari i Phoenix Suns, Booker, është treguar i pandalshëm në garat e ‘NBA 2K20’, të cilat u zhvilluan mes lojtarëve të skuadrave të ndryshme të NBA. Booker ishte i pamposhtur në ndeshjet virtuale, duke fituar kështu turneun e parë të mbajtur në këto gara, të organizuar nga ‘ESPN’.

Pasi u shpall fitues, Booker ka dhënë si donacion 100 mijë dollarët e fituara. Booker mposhti Michael Porter JR, Rui Hachimura, Montrezl Harrell dhe DeAndre Ayton (2x në finale).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja bombastike, Daphne Joy, ka qerasur admiruesit e saj të…