Bora anulon stërvitjen e Kosovës në “Fadil Vokrri”

22 mars 2021 | 12:34

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka nisur që të grumbullohet në Prishtinë në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e muajit mars, miqësores ndaj Lituanisë, dhe sfidave kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Drejtori i Përfaqësueses, Muharrem Sahiti, ka njoftuar se tashmë është anuluar stërvitja e paraparë për t’u zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në ora 19:00 shkaku i borës që po bie pa ndërprerë në vendin tonë.

“Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe kushteve të rënda atmosferike, është anuluar stërvitja në “Fadil Vokrri”, ajo do të zhvillohet në një fushë të mbuluar”, ka thënë Muharrem Sahiti për Zeri.info.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Florent Hadërgjonaj, ka…