Bora dhe Donaldi festojnë 5-vjetorin e dashurisë në mënyrën e pazakontë
“Unë me këtë vajzën, sot mbushim pesë vite bashkë dhe i thashë që do të të çoj në një vend të bukur se e meriton”
5nëntori është një ditë e veçantë për moderatorët Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët festojnë 5-vjetorin e lidhjes.
Festa e tyre nuk ka lule e qirinj, por kamera e prozhektorë. Bora dhe Donaldi kanë zgjedhur që edhe ditën e djeshme ta kalonin në sheshxhirimet e filmit të tyre “5 herë jo”.
“Unë me këtë vajzën, sot mbushim pesë vite bashkë dhe i thashë që do të të çoj në një vend të bukur se e meriton. Dhe ja ku jemi. Festojmë”, shprehet moderatori i “Më lër të flas”, teksa ndan një video me partneren.
Ndërsa Bora, me humor, shton: “U kënaqa shumë. Nuk imagjinoja dot diçka më të bukur se kaq. Ti gjithmonë më habit”.
Filmi, ku protagonistë do të jenë vetë Bora dhe Donaldi, ka në qendër historinë e tyre të dashurisë.